Me dy paraqitjet e fundit, si ndaj Laçit ashtu edhe ndaj Flamurtarit, Erjon Vucaj ka lënë mbresa tek të gjithë.

Duket se është rikthyer ai Vucaj që kemi njohur të gjithë. Një lojtar në super-formë dhe jo më kot, Edi Martini, ikona e Vllaznisë së viteve ’90, ka një thirrje për drejtuesit e klubit shkodran për rinovimin sa më shpejt me këtë lojtar.

Ja çfarë shkruan ish- sulmuesi i njohur i kuqebluve ne nje status ne facebook: “Erjon Vucaj ja pse kam thene se eshte nje nder mesfushoret me te mire ne Shqiperi.

U kthye mas shume viteve ne Shkoder edhe pse nuk ishte ne gjendjen e tij me te mire, ai tregonte klas ne lojen e tij.

I vetmi qe kur e ka topin ne kembe i jep fryme skuadres e kalon ekipin ne superioritet numerik, gjuan me te dy kembet.

Pasa dhe asiste pa fund. I kudondodhur ne fushe. Taman lider. Bravo Eri.

Drejtuesit e Vllaznise duhet te mendojne qe tani rinovimin me kete lojtar dhe mos ta lene te ikin ma nga Shkodra”.
© shkodrasport.com