Vllaznia nuk mori me shume sesa nje barazim ne ndeshjen e kaluar ndaj Egnatias i ka prishur jo pak pune asaj sepse distanca me Tiranen e Partizanin, dy rivalet e saj, eshte thelluar serish. Ne lidhje me kete ndeshje ka dhene nje mendim per RTSH Shkodra ish- kapiteni kuqeblu Gilman Lika.

“Të them të drejtën, edhe unë isha i atij mendimi që prisja diçka më teëpr nga ekipi në këtë ndeshje duke ditë atë anën morale dhe psikologjike që fitoi ekipi mbas asaj fitoreje shumë të rëndësishme ndaj Tiranës. Ishte një ndeshje që Vllaznia u donte të vente veton, për të treguar se është një ekip që me të vertetë pretendojnë për titullin kampion, dhe kjo ishte ndeshja e duhur për ta treguar një gjë të tillë.

Dihet, se këto lloj ndeshjesh janë ato që Vllaznia i ka vuajtë më teëpr gjatë këtij viti, me këto ekipet e vogla siç quhen krysisht këto ekipet e dorës së dytë. Por, e rëndëisshme është se nuk dolëm me humbje, kjo është shumë e rëndësishme për momentin. Pra, gjysma e së keqes është që morëm një pikë, por gjithësesi është diçka që ekipi duhet me e ndryshu patjetër. Sepse, nëse ne do të vazhdojmë me këto lojra të tilla, do të jetë shumë e vështirë lufta për titullin kampion.

Padiskutim , mund të themi se treshja e sulmit kuqeblu, Bala-Latifi-Mala, është më e mira në Shqipëri, por, nuk duhet ta lëmë fajin, tek një apo dy lojtar, sepse dëgjoj shumë që thotë, se tashti që erdhi Bala, dhe çdo gjë duhet ta zgjidhë, Bala, apo ndonjë lojtar tjetër.

Do ta shikojmë problemin paksa më kompleks, sepse nëse do të flasim për fazën e sulmit, duhet të fusim të gjithë ekipin në fzën e sulmit, sepse i gjithë ekipi merrë pjesë. Dhe, këtë gjë duhet ta rregullmë në, pra duhet të funksiunojë i gjithë ekipi në të dyja fazat, dhe mendoj se duhet të krijojmë më shumë përpara portës kundërshtare”- eshte shprehur Lika.

Ish- kapiteni i Vllaznise eshte ndalur edhe tek ndeshja e rradhes, ajo ndaj Kastriotit qe do te luhet diten e shtune ne Shkoder per te cilen eshte shprehur ne kete menyre:

“Në letër duhet e lehtë për Vllazninë, por duke parë ecurinë e këtij viti, them që duhet me e vlerësu maksimalisht. Duhet vlerësuar, sikur po luajmë kundër Tiranës, apo Partizanit. Kjo është shumë e rëndësishme për një ekip që don të dalë kampion”./SHKODRA-SPORT.COM/