Vllaznia e ka lene pas ndeshjen me Teuten dhe ka nisur te mendoje per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje diten e merkure ndaj Partizanit ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Pritet te jete nje sfide shume interesante dhe e luftuar dhe shkodranet kane nevoje padyshim edhe per pranine e tifozeve te tyre ne shkallet e stadiumit.
Per kete arsye, ka qene vete kapiteni Gurishta qe permes nje instastory, u ka bere thirrje tifozeve per ta mbeshtetur Vllaznine ne kete ndeshje shume te rendesishme.
“E merkure 16.45, merr nje shok/ shoqe, eja ne stadium”- shkruan ai. Dhe sigurisht qe ka te drejte. Sa me shume tifoze, aq me mire do jete per Vllaznine e cila dihet se eshte shume e lidhur me tifozet e saj./SHKODRA-SPORT.COM/