Me golin e saj ne ndeshjen e pare, e ka afruar edhe me shume Vllaznine drejt kualifikimit historik ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes. Per fat te keq, ate ndeshje te luajtur te merkuren e kaluar ne “Loro Boriçi”, e mbyllen ne barazim 1-1.
Megjithate eshte nje rezultat qe le gjithçka te hapur per sfiden e neserme dhe si rrjedhoje Megi Doçi duket me e motivuar se kurre per t’i sherbyer serish skuadres se saj dhe per ta udhehequr drejt arritjes se madhe.
Kete gje ajo e tregon permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan: “Emocion, Zemër, Ndjenjë, Ego, Nerv, Sinkronizim, Përjetim, Shije dhe me kryesorja, shumē Përkushtim. Të gjitha bashk në një foto. Mos ja moho vetes t’i ndjesh njëkohësisht”.
Vllaznia e femrave eshte skuadra qe po e nderon Shqiperine edhe ne arenen nderkombetare me lojen dhe rezultatet qe po arrin. Megjithate nuk ka nder mend te ndalet ketu sepse sheh perpara dhe neser mund ta arrije.
Padyshim me Megin ne krye, vajzat kuqeblu do te futen shume te motivuar ne fushen e lojes ne sfiden e neserme qe do te nise ne oren 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, ne te cilin pritet te kete edhe shume tifoze te pranishem./SHKODRA-SPORT.COM/