Java e 17-te e kategorise se dyte do te dhuroje nje sfide shume interesante ne kategorine e dyte, pikerisht ate qe do te luhet diten e shtune ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes ne mes Ades vendase dhe Luzit 2008.

Siç dihet, ky i fundit eshte nder ekipet pretendente per t’u ngjitur ne kategorine e pare, ndodhet ne vendet e para te tabeles se klasikimit dhe eshte ne gare me Voren apo dhe ndonje ekip tjeter.

Si rrjedhoje do te kerkoje me ngulm te marre fitoren te shtunen ne Velipoje, por sigurisht qe nuk do ta kete te lehte. Ada ka treguar gjithmone se ne fushen e saj mund te ndale kedo dhe kete do te kerkoje te beje edhe kete here.

Dy jave me pare ajo mundi Klosin me rezultatin e paster 3-0 nderkohe qe kete here do te kerkoje fitoren ndaj Luzit. Ne prag te ketij takimi, trajneri Vahedin Pepaj permes nje postimi ne rrjetet sociale ka dashur te motivoje edhe me shume futbollistet e tij duke shkruar: “Të bashkuar ia dalim për të ndal kryesuesit të shtunën”.
www.shkodrasport.com