Vllaznia ka barazuar te paren ndeshje miqesore ne pergatitjet qe po zhvillon ne prag te sezonit te ri dhe ka ndodhur keshtu ne ndeshjen miqesore ndaj Pogradecit te luajtur pasditen e sotme ne fushen e ketij te fundit.
Me pare, kuqeblute kishin fituar tre ndeshje te tjera perkatesisht ndaj Kastriotit, Erzenit dhe Devollit nderkohe qe e kishin humbur te paren ndaj Teutes.
Mbase ne keto momente eshte edhe gjeja e duhur per te bere nje analize te asaj se çfare ka prodhuar Vllaznia ne fushen e lojes dhe me siguri qe stafi teknik do ta kete bere apo dhe do ta beje ne vazhdim.
Ajo qe vlen ne gjithe kete histori eshte qetesia qe shoqeron trajnerin gjermano- kroat Thomas Brdariç. Nuk eshte ankuar asnjehere per asgje dhe vijon te mbetet optimist, si pakkush trajner tjeter i huaj qe ka punuar me pare ne Shqiperi. Ate e sheh shpesh te qeshur dhe kjo eshte diçka shume pozitive.
Edhe per merkaton dhe lojtaret e ardhur, ai nuk ka dashur te fajesoje askend, nddonese mund te kete vend per te folur per ndonje blerje, por ka deklaruar gjithmone se gjithçka eshte bere me nje konsensus te te gjithe grupit te punes qe funksionon tek KF Vllaznia.
Te gjitha keto jane sinjale pozitive per te ardhmen se me kete bonsens te trajnerit por edhe gjithe te tjeret, gjerat kane per te ardhur duke u rregulluar çdo dite e me shume.
E per rrjedhoje, kuptohet qe nuk duhet ndalur shume tek barazimi i sotem ndaj Pogradecit. E rendesishme eshte deri ne momentin e fillimit te kampionatit gjithçka te funksionoje ashtu si duhet dhe per fat, duket se Brdariç e stafi i tij do te kete edhe te pakten nje jave me shume ne dispozicion per ta bere ate.
www.shkodrasport.com