Prej nje jave e gjysem eshte zyrtarisht trajner i Vllaznise. Gjermano- kroati Thomas Brdariç deri me tani ka folur vetem nje here, pikerisht gjate prezantimit te tij.

Qe prej atij momenti, nuk e kemi pare me te flase, por vetem te punoje. Ne fushen e stervitjes, ne zyre bashke me drejtorin Djarmati duke “gjurmuar” futbollistet qe deshirojne te kene ne skuader dhe ka shume pak vend per…relax.

Ajo çka vlen me shume se gjithçka tjeter eshte se pavaresisht veshtiresive te fillimit, nuk eshte pare asnjehere te ankohet. Madje, ka qene ai qe kerkoi me ngulm te nxirrte skuadren ne stervitje ndonese ajo nuk ishte e plotesuar me lojtare.

Gjate procesit stervitor, ish- sulmuesi i kombetares gjermane shihet shume i motivuar duke i mesuar futbollistet me idete e tij te punes e menyren si ai deshiron te luaje tek Vllaznia.

Ne Shkoder ka edhe nga ato qe mendojne se Brdariç do te merzitet shpejt, por gjasat jane qe te mos ndodhe keshtu. Mbase, ne kete rast, ai ka marre nga vendi i origjines dhe si ballkanas, i kupton veshtiresite dhe do te mundohet t’i kaloje duke bere me te miren per Vllaznine.
www.shkodrasport.com