Vllaznia ia doli të triumfojë 2-1 ndaj Laçit në “Loro Boriçi”. Një fitore e rëndësishme për kuqeblutë që përkohësisht i marrin Egnatias vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Pas këtij triumfi ka folur Thomas Brdaric, i cili ishte shumë i lumtur me 3 pikët. Ndër të tjera përgëzoi skuadrën për sakrificën, pasi kishin edhe shuë mungesa.

“Fitorja? Është gjithmonë mirë kur fiton ndeshjet. Ju falenderoj për urimet dhe e dinim që kishim shumë punë sot. Të fitosh kundër Laçit nuk është e lehtë, pasi janë rritur shumë ndeshjet e fundit. Ishte sfidë e bukur dhe falenderoj ekipin që bëri mirë dhe kishte mentalidtet fituesi. Jam shumë i lumtur për këtë, pasi kishim edhe shumë mungesa dhe disa lojtarë luajtën jashtë pozicioneve të tyre.

Pse keni kaq shumë dëmtime, e keni gjetur arsyen? Është një problem që shpresojmë të zgjidhet sa më parë. Aq shumë sa kemi ne, kjo është surprizë, pasi në futboll ndodhin dëmtime. Duhet të bëjmë një analizë dhe të shikojmë se çfarë nuk shkon me lojtarët që na dëmtohen kaq shumë. Jemi dhe në dhjetor dhe mund të kenë edhe ngarkesë. Kur ka ndeshje shumë afër njëra-tjetrës ka më shumë ngarkesë. Nuk di në fakt të jap një përgjigje të saktë. Jam i lumtur për 3 pikët, por për shkak të dëmtimeve nuk mund të festojmë.

Pikë së parë nuk kishte shumë raste për Laçin. Me ekipin duhet të impleme tojmë te lojtarët atë çfarë duhet. Sot kemi bërë një presing të mirë dhe nuk mund të luash mirë për 90-të minuta. Është diçka normale. Duhet të mbajmë qendrën sa më të mbyllur, që kundërshtari të mos ketë shumë mundësi. Në përgithësi ishte një lojë e mirë, por nuk jam i kënaqur që morëm gol”, ka përfunduar timonieri i kuqebluve.