E ardhmja e Thomas Muller në Mynih mbetet e paqartë. Kontrata e 35-vjeçarit skadon në verë dhe mbetet enigmë nëse ai do të qëndrojë te Bayerni për një sezon tjetër. Sipas “BILD”, bisedimet mes lojtarit sulmues dhe klubit, të cilat fillimisht ishin planifikuar për në fund të marsit ose në fillim të prillit, tani mund të marrin vrull më herët.
Një diskutim i parë eksplorues midis Muller dhe anëtarit të bordit Maks Eberl thuhet të ketë ndodhur në nëntorin e 2024-ës. Myler, i cili është përdorur kryesisht si zëvendësues këtë sezon, është i vetëdijshëm se koha e tij si një lojtar i padiskutueshëm i rregullt te bavarezët ka përfunduar. Ai do të pranonte një rol si lojtar shtesë dhe thuhet se është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme rroge.
Sipas raportit, rekordmenët gjermanë nuk planifikojnë të vazhdojnë t’i paguajnë pagën e tij aktuale vjetore prej rreth 17 milionë euro. Në vend të kësaj, po kërkohet një shumë “vlerësuese”, por se ku qëndron saktësisht pragu për të dyja palët është ende e paqartë. Uli Hënes bëri bujë kohët e fundit. Presidenti i nderit i tha : “Një Thomas Muller që është vazhdimisht ulur në stol, as kjo nuk mund të jetë zgjidhje”. Nëse nuk arrihet marrëveshje me Bajernin, kjo nuk do të thotë aspak fundi i karrierës së Thomasit.
Sipas “BILD”, ka një interes veçanërisht të fortë nga (MLS). Thuhet se disa klube nga SHBA-të po e shoqërojnë në mënyrë aktive. Një lëvizje përtej Atlantikut sigurisht që do të kishte një dimension historik për Muller, legjendat e Bajernit si Gerd Myler dhe Franc Bekenbauer kanë përfunduar tashmë karrierën e tyre në SHBA. Përveç kësaj, futbolli në Amerikën e Veriut po përjeton një lulëzim për shkak të Kupës së Botës të ardhshme 2026, e cila mund ta bëjë një lëvizje edhe më tërheqëse.