Thomas Strakosha në listën e të palodhurve të Serie A. E kush do ta mendonte se një shqiptar do të ishte futbollisti që është aktivizuar më shumë në këtë edicion futbollistik të kampionatit italian.
Gardiani kuqezi është një lider i padiskutushëm te Lazio dhe ka merita të jashtëzakonshme për kualifikimin e bardhekaltërve në Champions League.
Ndoshta nuk kishte ndodhur kurrë që një shqiptar të ishte në krye të kësaj liste.
Thomas Strakosha është futbollisti më i aktivizuar në Serie A, duke grumbulluar plot 3330 minuta në 37 ndeshje të luajtura.
Kreun e kësaj renditje gardiani i kombëtares sonë e ndan me homologun argjentinas të Udineses, Musso, i cili ka grumbulluar të njëjtat minuta.
Edhe shumë titullarë të tjerë të Lazios janë në vendet e para, duke patur parasysh faktin që trajneri Simone Inzaghi ka shumë pak alternativa në stol për të çlodhur titullarët.