Ndonese sezoni ende nuk ka perfunduar, Vllaznia thuajse eshte e sigurte per te siguruar nje vend ne Kupat e Europes per sezonin e ri. Nje gje e tille konfirmohet nga fakti qe ashtu si ne kampionat, edhe ne Kupen e Shqiperise jane kualifikuar per ne gjysmefinale te njejtat skuadra: Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo.

Qe do te thote se nese kjo renditje ruhet deri ne fund te kampionatit, te kater keto skuadra do te jene te kualifikuar per ne Kupat e Europes dhe sigurisht qe kjo ne njefare menyre e ka prishur garen per kreun pavaresisht se ka edhe 10 jave kampionat per t’u luajtur.

Vllaznia per momentin ndodhet plote 14 pike larg vendit te peste- Elbasanit dhe gjasat jane qe te mos kete ndonje surprize te hidhur. Jo me kot, futbollistet kuqeblu pas kualifikimit te djeshem ne Kupe me humor bertisnin per te bere gati pasaportat se “Europa u sigurua”.

Megjithate duhet edhe pak vemendje per ta siguruar sa me pare katershen, por kuptohet qe objektivi kryesor do te jete per te qene ne mes dy skuadrave te pare te cilat do te kene nje favor te vogel per ndeshjet e “Final 4”.(www.shkodrasport.com)