Kishte shpresa se ndonjeri prej dy portiereve te pare, Kristi Qarrit dhe Jurgen Mehidrit mund te rikuperohej, por gjasat jane qe te mos jete keshtu dhe si rrjedhoje te henen ndaj Skenderbeut, ne porte mund te jete 18 vjeçari Aron Jukaj.
Edhe nese ndodh keshtu, sigurisht qe nuk perben asnje problem sepse drejtuesit e Vllaznise kane besim ne aftesite e ketij portieri dhe i vetmi shqetesim per ta, jane thjesht emocionet qe mund te ndieje ai, por ne fakt Aroni dallohet per qetesine qe e karakterizon.
Megjithate vendimi perfundimtar pritet te merret ne dy ditet e ardhshme, pasi te shihet mire gjendja e dy portiereve te tjere. Qarri eshte demtuar ne shpatull ne ndeshjen e pare çerekfinale te Kupes dhe eshte ne fazen e rikuperimit tashme.
Nderkohe portieri tjeter Mehidri pesoi nje terheqje muskulare ne pjesen e prapme te kofshes ne minutat e fundit te ndeshjes me Erzenin dhe i duhet pak kohe per ta kaluar kete demtim. Ne keto rrethana, shanset per te luajtur ndaj Skenderbeut jane te medha per portierin e trete, 18 vjeçarin Aron Jukaj./www.shkodrasport.com/