Partizani u mund 1-0 në derbin me Tiranën, në sfidën e javës së gjashtë të Kategorisë Superiore. Goli i vetëm u realizua nga Limaj, në shtesën e pjesës së parë.

Erion Braçe njihet si një tifoz i të kuqve dhe nuk ka munguar prej tij një postim në rrjetet sociale. Ai shkruan se e vetmja mënyrë që kundërshtari të shënonte ishte me penallti, e ashtu ndodhi. Braçe nuk kursehet as me VAR, teksa ironizon duke shkruar: “Urime”. Kjo humbje rëndon akoma më shumë situatën në kampin e kuq, pasi Partizani tashmë është në krizë dhe gjendet në vendet e fundit të tabelës.

Postimi:

FUTBOLL ESHTE; Ndodh ndonjehere edhe te fitosh!Vetem me #penallti mund te benin #gol,penallti ju dhane;Keshtu qe, shume urime #VAR-it (se si e dalluan nga ajo pamja ku zumin se linte shtylla, rrjetat dhe portieri, lojtaret e tjere, ata e dine) dhe dua shume qe te ruhet standardi qe sa me fort bertet aq me shume penallti eshte.

Ne te njejten ane, 50 minuta me 10 lojtare nen vijen e topit- perfshi dhe sulmuesin me te shtrenjte ne vend, aq sa edhe komentatori e levdoi si mbrojtes jo si sulmues, eshte per tu vleresuar!Nderkohe, pavaresisht te gjithave, ajo qe vlen eshte fitorja;

PARTIZANI DUHET TE KUPTOJ QE NUK FITOHET PA GODITUR E PA GODITUR NE PORTE!Me e keqja eshte se #Partizani po ambjentohen me dy rezultatet qe nuk vlejne: Humbjen dhe Barazimin.Duhet thyer ky normalitet dhe duhet te ndodhe tani!

Padiskutim qe ekipi, grupi, lojtaret mbeshteten ne dite te veshtira dhe mbeshtetje do kete, por tani eshte koha edhe per te kerkuar llogari tek secili;Duhet mbi 100% nga te gjithe si qellim, perqendrim, disipline, shpirt, zemer aty ne fushe dhe me ne fund duhet te ndodhe!