Ecuria e Vllaznise ne dy javet e fundit ka qene shume pozitive duke marre dy fitore, te cilat e kane ngjitur ate per momentin ne vendin e pare te renditjes. Kjo gje ka bere qe ne rradhet e tifozerise tashme te kete me shume interes per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje diten e diele ndaj Bylisit ne Shkoder.
Numri i tifozeve kete here pritet te jete me i madh se heret e tjera, por nderkohe edhe vete klubi shkodran ka menduar t’ua beje me te lehte kete gje duke ulur çmimin e bilatave ne njeren prej tribunave te stadiumit “Loro Boriçi”.
Behet fjale per tribunen perkarshi, ose ndryshe siç quhet tribuna “D”, ku çmimi per kete ndeshje nuk do te jete 400 leke te reja siç ka qene gjithmone, por 300 leke. Nje ulje e tille sigurisht qe pritet te kete ndikimin e vet pozitiv per rritjen e numrit te tifozeve ne stadium.
Nderkohe ne tribunen VIP dhe ato A dhe B, çmimet do te jene te njejta, 1500 dhe 1000 leke. Biletat kane filluar tashme te shiten dhe klubi kuqeblu nuk ka ngurruar t’u beje thirrje tifozeve ta mbeshtesin skuadren, permes slloganit: “Ti e ke vendin ne stadium, mbeshtesim te gjithe bashke Vllaznine”./www.shkodrasport.com/