“Ti Je Shembull” është risia që ka startuar javën e aktiviteteve në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave. Ideuar dhe organizuar nga Bashkia e Shkodrës.
Ideuar dhe organizuar nga Bashkia e Shkodrës, këto takime kanë synim evidentimin dhe vlerësimin e kontributit të grave dhe vajzave, të cilat kanë spikatur me aktivitetin e tyre jo vetëm si profesioniste por edhe si nëna, vajza e motra brenda familjeve e komuniteteve ku jetojnë.
Takimi i parë ishte në Njësinë Administrative të Gurit të Zi, ku përmes një bashkëbisedimi të hapur, gratë dhe vajzat pjesëmarrëse treguan jetën dhe eksperiencat e tyre. Mjaft i veçantë ishte gërshetimi i shembujve të para vitit 1990 dhe atyre të 30 viteve të fundit.
Ne keta vitet e fundit si shembull eshte marre futbollistja- trajnere e ekipit Juban Danja, Paula Jaku e cila po jep kontributin e saj edhe si lojtare e ketij ekipi por edhe atij kombetar e njekohesisht tashme edhe si trajnere me ekipet e moshave.
Per kete arsye, kryetarja e Bashkise Voltana Ademi i ka dhene titullin “Mirënjohje dhe Falenderim” Paula Jakut për kontributin, shëmbullin pozitiv, punën, angazhimin dhe aktivizimin për një shoqëri të barabartë dhe të drejtë.
www.shkodrasport.com