Është tifogrupi i parë në Shqipëri. U krijuan me 19 dhjetor 2005, plot 15 vjet më parë. Zgjodhën emrin më të veçantë dhe më shkodran të mundshëm, “Vllaznit Ultras”.
Sepse ishin dhe janë mbështetja më e konsoliduar e ngjyrave kuqeblu, e Vllaznisë tonë. Kanë qenë gjithmonë aktivë. Brenda e jashtë Shkodrës, në shi, borë, të ftohtë dhe temperatura shumë të larta të verës.
E sot, është momenti ti urojmë për këtë përvjetor të rëndësishëm. Por njëkohësisht, edhe ti ftojmë të jenë të pranishëm edhe aktivë sa më parë të jetë e mundur. E dimë se situata e pandemisë, na ka përjashtuar të gjithëve nga ndjekja në stadiume e ekipit tonë të zemrës. E dimë se mbase sot, mund të ketë edhe ndonjë qejfmbetje të kuptueshme.
Por tifozët kanë qenë dhe janë lojtari i 12- të i Vllaznisë, brenda e jashtë Shkodrës, në stadium e jashtë tij. “Vllaznit Ultras” e kanë kryer këtë mision si tifozët më të mirë të Vllaznisë në këto 15 vite. Kanë qenë gjithmonë aty, sa herë Vllaznia ka patur nevojë për ta. Në sukeset e Vllaznisë, ka qenë gjithmonë edhe kontributi i tyre.
Kemi zgjedhur ti bashkohemi një urimi, i cili na u shfaq në rrjete sociale. Nuk mund ti shtojmë apo ti heqim asgjë atij:
/ShkodraWeb/