Fillimi i Kupës së Botës në Rusi, po ndihet shumë edhe në Shqipëri, megjithëse kombëtarja shqiptare nuk merr pjesë në këtë kompeticion.

Në televizionet shqiptare, janë hapur disa rubrika të veçanta për sa i përket Botërorit, ku diskutohet për skuadrat, lojtarët, ndeshjet apo edhe për kë bëjnë tifo personazhet e sportit në Shqipëri.

Dhe pikërisht, te pjesa e tifozerisë ka pasur një deklaratë që ka çuditur jo pak opinionin publik pasi komentatori i njohur, Kosta Grillo ka deklaruar në një emision në “Ora News” se ai do të mbështesë Serbinë në këtë Botëror, deklaratë e cila nuk është pritur mirë nga lojtarët, sidomos ata të Kosovës.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar vetë mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, ku nëpërmjet një postimi në “Insta Story”, ai ka postuar videon e Grillos me mbishkrimin “Ju duket për të qeshur? Dy vite më parë na quajtën tradhtarë sepse zgjodhëm KOSOVËN”. /Vipsport/