Komentatori Kostandin Grillo bëri bujë me deklaratën e tij ku tregoi se në këtë kampionat Botëror do të bëj tifo me Serbinë.

Pas reagimeve të shumta në lidhje me deklaratën e tij, Grillo ka reaguar sërish ndaj akuzave që i janë bërë. I ftuar në emisionin “Botërori Rusi 2018”, në “Ora News” komentatori tregoi se fjalët e tij janë keqkuptuar.

““Unë e deklarova por nuk e morën ashtu siç e thashë unë. Unë jam tifoz me Holandën, por në mungesë të asaj jam me skuadrat ballkanase.

Pse të mos favorizojmë skuadrat ballkanase? Unë nesër jam me Kroacinë. Nuk jam tifoz i vdekur ose i flaktë i Serbisë. Në vitin 2002, isha tifoz i Turqisë.

Në Shqipëri jemi rritur me një frymë për ta dashur futbollin e Jugosllavisë, jo vetëm të Serbisë, duke përfshirë edhe basketbollin” u shpreh Kostandin Grillo.