Tifozat kuq e zi kanë festuar 15 vjetorin e krijimit të tyre në ditën e sotme. Një mbrëmje e madhe kjo e sotmja ku nuk kanë nguruar të jenë pjesë e saj edhe personazhe nga futbolli, të cilët na kanë bërë krenarë ne dhe atdheun tonë.
Për nder të tyre “TKZ” kanë ndarë çmime. Në mesi e tyre ishte edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana që është nderuar me çmimin “O sa mirë me qenë shqiptar”. Edhe talenti 19-vjeçar i bilardos, djaloshi që vjen nga qyteti i Laçit, Eklent Kaçi është nderuar me të njëjtin çmim, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që ka bërë për kombin tonë në kampionatet e bilardos.