Prej vitesh, tifogrupi që mbështet kombëtaren e futbollit, “Tifozat Kuq e Zi”, është bërë pjesë e nismave të bamirësisë. Jo vetëm mbështetje në tribuna, jo vetëm mbështetje të ekipit kombëtar, por edhe për mbështetje ndaj shqiptarëve në treva dhe familjeve që kanë nevojë.
Nisma e këtij viti ka qenë e fokusuar te dhurimi i librave. Kështu, rreth 80 libra të ndryshëm, janë dhuruar or dy shkolla në trevat shqiptare. Fillimisht ka qenë bilblioteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë dhe më pas shkolla fillore “Mahmut Lekiq” në qytetin e Tuzit. Kjo nismë do të vijojë më tej, ku gjatë festave të nëntorit, “Tifozat Kuq e Zi” do të dhurojnë ndihma humanitare për familje në nevojë në trevat shqiptare.
“TKZ, më shumë se një tifogrup!
Mbyllet me sukses aksioni i dytë i shpërndarjes së librave për shqiptarët jashtë kufinjve të Shqipërisë Administrative.
Një javë më parë ishim në Preshevë, në bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi” ndërsa dje në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” të qytetit të Tuzit.
Rreth 80 libra historikë, akademikë dhe edukativ ju dhuruan këtyre dy institucioneve nga ana jonë.
SIMBOLIKË, MESAZH, AMANET dhe SHPRESË për shqiptarët e Luginës dhe Malësisë”-shrkuajnë TKZ në faqen zyrtare të tyre.