Klubi i Borusia Dortmund njihet për tifozerinë e tyre unike. Stadiumi ‘Signal Iduna Park’ është ndër të vetmit stadium në 5 kampionatet kryesore të Europës, i cili çdo ditë të fundjavës është i mbushur në kapacitetin e tij maksimal.
Edhe në sezonin e fundit, tifozeria e Dormtnud ishte ajo që rezultoi me pjesëmarrjen më të lartë.
Pa dyshim, ultrasit janë një krenari e Dortmundit, ndërsa ata nuk e lejnë asnjëherë në baltë skuadrën. Për këtë arsye, klubi verdhezi ka vendosur që të marrë masë dhe t’iu heqë abonimin atyre tifozë të cilët mungojnë në më shumë se 10 ndeshje sezonale të ekipit.
Kështu, klubi ka pezulluar 500 abonime për këto tifozë. Tifozët kanë gjetur si arsyetim çmimet e larta, megjithatë sërish nga klubi ka vendosur të anulojë abonimet.
Në këtë formë, klubi gjerman kërkon t’i japë mundësi pjesëmarrje tifozëve të cilët nuk mungojnë në asnjë ndeshje, teksa pavarësisht stadiumit plot në çdo javë, Dortmund të kërkon të maksimizojë murin verdhezi në stadium./vipsport/