Në ndeshjen e sotme ndaj Flamurtarit ajo që ka rënë në sy ka qenë numri i pakët i tifozëve shkodranë. Me shumë mundësi, të pranishëm nuk kanë qenë më shumë se 1 mijë të tillë dhe mes shkodranëve kanë qenë edhe 30-40 vlonjatë. Një numër kaq i vogël tifozësh të pranishëm e ka shkakun tek paraqitjet jo shumë bindëse të Vllaznisë në këtë fillim-kampionati dhe sidomos humbja e pësuar tre javë më parë ndaj Teutës.
Në Shkodër shpeshherë është diskutuar se është çmimi i lartë i biletave ai që ka larguar tifozët nga stadiumi por në të vërtetë nuk është kështu. Sot, për ndeshjen ndaj Flamurtarit, 80 % e stadiumit ka patur një biletë që ka kushtuar 2 mijë lekë. Dhe shkodranët e bojkotuan ndeshjen. Po ata pak ditë më parë treguan se nuk kursehen për të ndjekur një ndeshje futbolli të një niveli të lartë dhe i blenë biletat për Italinë edhe në çmimet 10, 15, 20 dhe 30 mijë lekë. Kjo do të thotë se nëse Vllaznia u jep atyre besim, ata janë aty menjëherë.
© shkodrasport.com