Njerëzit e kanë prekur me dorë VAR (teknologjinë dhe moviolën në fushë) gjatë Kupës së Botës 2018 në Rusi.

FIFA e ka mbrojtur këtë iniciativë duke treguar se mesatarisht çdo vendim ka dashur vetëm 55.6 sekonda kohë për të marrë dhe në asnjë rast gjyqtar nuk është menduar më shumë se 86 sekonda.

Jo vetëm kaq, në bazë të një sondazhi për tifozët, që kanë qenë në Rusi, votuan 81% në favor të VAR, që sipas tyre duhet të vendoset me çdo kusht dhe përgjithmonë në futboll.

Vlen për t’u përmendur se çdo 3.2 ndeshje ka VAR ka qenë vendimtar, por në plot 95.6% të rasteve vendimi ka qenë plotësisht e saktë.