Tifozët e ekipit të Arsenalit janë sërish të pakënaqur nga performanca që Granit Xhaka ka zhvilluar me skuadrën e tij këtë fundjavë. Lojtari me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën nuk ka mundur t’i shpëtojë sulmeve nga tifozët e tij.

Ata kanë treguar qartë pakënaqësi ndaj mesfushorit me mesazhet e shprehura ne rrjetin social “Twitter”. Megjithëse dhe Torreira është në formë të shkëlqyer, Xhaka pavarësisht paraqitjeve të tij preferohet shumë nga trajneri Emeri.