Klima përreth Arsenalit është gjithmonë dhe më e acaruar.

Objektivi kryesor i sulmeve të tifozëve të ekipit londinez është trajneri francez, Arsen Venger.

Sidomos pas humbjes së fundit 0-3 në shtëpi me Mançester Sitin, që e mbylli ndeshjen shumë shpejt.

Klima përreth Arsenalit është gjithmonë dhe më e acaruar.

Objektivi kryesor i sulmeve të tifozëve të ekipit londinez është trajneri francez, Arsen Venger, sidomos pas humbjes së fundit 0-3 në shtëpi me Mançester Sitin, që e mbylli ndeshjen shumë shpejt.

Por jo vetëm Venger është fajtori. Disa tifozë të Arsenalit kanë vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes mesfushorin Granit Xhaka dhe kanë përsëritur një kor me përmbajtjen: “Nuk je i denjë të veshësh këtë fanellë”.

Venger është kritikuar që në fillim për blerjen e mesfushorit shqiptar që luan për Zvicrën nga Borusia Mynshengladbah, por tani irritimi i tifozëve është edhe më i madh./Vipsport/