Mesi është larguar nga Barcelona, por ai vështirë se do të harrohet lehtë nga tifozët katalanas të cilët kanë gjetur një mënyrë origjinale për të kujtuar lojtarin në sfidën e parë të sezonit në “Kamp Nou”.

Ky është sezoni i parë pas më shumë se dy dekadash, në të cilin katalanasit do të luajnë pa yllin argjentinas, Lionel Mesi.

Mirëpo, tifozët e Barcelonës nuk e harrojnë lojtarin e tyre te zemrës dhe e kanë kujtuar atë në minutën e 10 të ndeshjes kundër Sociedadit.

Shumë tifozë e kanë thirrur emrin e Lionel Mesit në këtë minutë që shënon edhe numrin që ai ka mbajtur në fanellë.