Ka një arsye të thjeshtë pse tifozët e Bayern Munichut kanë protestuar për fanellën që Harry Kane dhe bashkëlojtarët e tij do ta veshin sezonin e ardhshëm.Është e drejt për t’u thënë se ky ka qenë një sezon zhgënjyes për Bayernin, një klub tifozët e të cilit ishin mësuar me një sukses konstant gjatë dekadës së kaluar.

Bayerni fitoi 11 tituj rresht të Bundesligës mes viteve 2013 dhe 2023, por këtë sezon ata u dominuan nga Bayer Leverkuseni i udhëhequr nga Xabi Alonso.Përkundër faktit që Harry Kane shënoi 44 gola në 45 ndeshjet e tij të para për klubin, Bayerni do ta përfundojë sezonin pa asnjë trofe të fituar për herë të parë që nga viti 2011/2012.

Të dielën Bayerni mposhti me rezultat të pastër 2-0 Wolfsburgun në ‘Allianz Arena’ në atë që ishte ndeshja e fundit si vendas për këtë sezon.
Ata shfrytëzuan mundësinë për të debutuar me fanellën e tyre të re si vendas për sezonin 2024/2025, por shumë tifozë mbetën të zhgënjyer.

Fanella e re e prodhuar nga Adidas për herë të parë në histori të klubit nuk e pati prezente ngjyrën e bardhë.Për këtë arsye tifozët e klubit shpalosën një baner me mesazhin: Ngjyrat e klubit janë e kuqja dhe e bardha.Fanellat si vendas të Bayernit kanë ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit, me disa dizajnë ku dominonte kryesisht ngjyra e kuqe./Telegrafi/