Në Londrën blu klima mes tifozëve dhe shoqërisë nuk është aspak e mirë. Sipas raportimeve të fundit disa grupime të mëdha tifozësh të ekipit të Çelsit kanë lënë të kuptohet se ka një “shkelje besimi” nga ana e Tod Boehly.

Amerikani është bashkëpronar i një portali ku shiten bileta. Konkretisht Boehly është investitor dhe drejtor i “Vivid Seats” një portal ku shiten edhe biletat e “Stamford Bridge” edhe pse nuk zotëron të drejtën për të bërë diçka të tillë. Ky portal konsiderohet si i pautorizuar për të shitur biletat e takimeve të Premier Ligës nga vetë Federata e Futbollit.

Në këtë pikë tifozët kanë ndërhyrë duke publikuar një letër drejtuar shoqërisë ku kërkojnë llogari për atë çfar po ndodh pasi portali i presidentit të tyre ka bërë që të rriten çmimet e biletave.