Në një sondazh të krijuar nga tabloidi britanik “The Sun”, tifozët e Chelseat kanë votuar trajnerin për sezonin e ri. Tifozët e Chelseat nuk dëshirojnë largimin e Antonio Contes nga posti i menaxherit. Në një sondazh të krijuar nga tabloidi britanik “The Sun”, shumica e tye votuan për Conten, që italiani të jetë në postin e trajnerit edhe për sezonin e ri. I dyti pas Contes u rendit aktualisht trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, por në distancë të madhe mes tyre për nga numri i votave.

I treti për nga preferenca e tyre përfundoi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.