Kukësi i Ernest Gjokës u mposht në transfertë nga Luftëtari me rezultatin 3-2 në takimin e vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.
Kjo humbje nuk u prit aspak mirë nga tifozët kuksianë, të cilët nuk i kanë kursyer aspak komentet në faqen zyrtare, teksa akuzojnë drejtuesit dhe lojtarët për tolerim.
Kujtojmë që Luftëtari kaloi i pari në avantazh, ndërkohë që Kukësi përmbysi rezultatin në 1-2, vetëm pak ka zgjatur festa e miqve, pasi gjirokastritët në fund triumfuan me rezultatin 3-2. Drejtuesit e klubit verilindor janë munduar të shmangin polemikat duke fshirë disa prej komenteve të fansave ne faqen zyrtare.