Humbja me shifrat 3:2 nga Milani duke pranuar një gol në sekondat e fundit i ka lënduar shumë rëndë tifozët e Lazios, të cilët pas ndeshjes kanë shpërthyer me kritika e padyshim më i kritikuari i ishte Vedat Muriqi.

Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në pjesën e parë pas lëndimit të Correas, por nuk arriti të linte dot gjurmë.

Tifozët e Lacios kanë reaguar ashpër pas kësaj humbjeje dhe direkt kanë kryqëzuar Muriqin.

“Fenerbaçe na ka vjedhur”, Muriqi nuk është as për Serie B”, “Çfarë dështimi nga Tare”, këto ishin disa nga komentet e tifozëve lacialë.

Edhe trajneri Inzaghi e shigjetoi atë pas humbjes së mbrëmshme. I pyetur nga gazetarët se përse zgjodhi të fuste Muriqin përpara një sulmuesi produktiv si Caicedo, tekniku italian nuk e fshehu “pendimin” e tij.

”Caicedo doli nga ndeshja e fundit pak i lodhur. Muriqi më bindi në stërvitjen e djeshme pasi bëri vërtet mirë. Mendova se kjo do të ishte ndeshja e tij, por…”, ka thënë Inzaghi.