Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin se Liverpuli do të shpallet kampion i Anglisë për këtë sezon në cilëndo mënyrë.
Kreu i futbollit europian u shpreh për median sllovene “EkipaSN” se ” nuk e imagjinon dot se si skuadra e Jurgen Klop të mos fitojë dot kampionatin kur është vetëm 6 pikë larg konfirmimit si fituesit e Premier Ligës për këtë sezon.
“Nuk arrij ta kuptoj se si Liverpuli mund të mbetet pa titull. Teorikisht, kampionati nuk ka mbaruar, por praktikisht Liverpuli është në prag të shpalljes kampion. Nëse nuk mund të vazhdojë sezoni, do të përcaktohen në një mënyrë rezultatet dhe kampioni do të përcaktohet.
Dhe natyrisht, nuk shikoj një skenar pa Liverpulin kampion. Besoj se ata do ta fitojnë titullin në një mënyrë apo në një tjetër”, pëfundoi presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin.
Federata Angleze është në mëdyshje nëse duhet të pezullojë kampionatin apo të urdhërojë vazhdimin. Deri tani, Belgjika vendosi përfundimin e kampionatit dhe Klub Bryzh u njoh si kampion i këtij sezoni.