Tifozët e Partizanit janë “angazhuar” duke e marrë vetë situatën në dorë sa i përket mënyrës së organizimit apo dhe biletat për derbin e së dielës me Tiranën. Nga sa bëhet e ditur, ata do të jenë të vendosur në tribunat H1 dhe H2, por do të kenë edhe një pjesë të tribunës qendrore, kryesisht tribunën A.
Në një postim që ka bërë klubi, sqaron se skuadra do të jetë e vendosur në një nga anësoret dhe aty pritet që të jetë tifozeria por edhe ultrasit, në mënyrë që ta menaxhojnë edhe më mirë situatën, ndryshe nga derbet e tjera kur ka luajtur skuadra e kuq me bardheblutë.
Klubi i partizanit ka tërhequr edhe 1200 biletat që i përkasin këtij sektori dhe do t’i shpërndajë vetë për ultrasit e vet. Ja postimi që ka bërë pak minuta më parë Partizani: