Zhoze Murinjo nuk është më trajneri i Romës, me klubin verdhekuq që mori vendimin drastik për portugezin pas rezultateve zhgënjyese.

Gjithsesi ai mori një lamtumirë të ngrohtë nga disa tifozë verdhekuq, të cilët e ndoqën deri në momentin që Murinjo u fut në makinë.

“Tirana është përgjithmonë”, ishte një nga fjalitë e thëna drejt Murinjos, duke i kujtuar atij suksesin e parë europian që Roma ka arritur ndonjëherë në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë në vitin 2022.

Disa mesazhe të tjera ishin dhe: “Faleminderit mister”, “Të duam shumë”, duke e përlotur kështu Murinjon, i cili ndaloi për t’i thënë: “Faleminderit djema!”.