Pavaresisht se e kishte fituar ndeshjen e pare ne shifrat 2-0, Skenderbeu i ka zhgenjyer te gjithe ne ndeshjen e kthimit te luajtur pasditen e djeshme ne Korçe kur eshte mundur 0-4 nga Dinamo dhe ne kete menyre eshte eliminuar nga vazhdimi i metejshem i gares ne Kupen e Shqiperise.

Nje gje e tille nuk eshte kaperdire mire nga tifozet e kesaj skuadre te cilet kane shperthyer ne rrjetet sociale duke akuzuar drejtuesit e klubit per “teatrin” e shfaqur ne kete takim. Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta dhe në qendër të kritikave kishin zgjedhjen e klubit për të aktivizuar lojtarët e rinj, si dhe qasjen e ekipit në fushë.

Tifozët korçarë nuk e kanë përtypur dot atë që ndodhi dje në stadiumin e tyre. Por ne fakt jo vetem ata. Edhe i gjithe opinioni sportiv shqiptar ka reaguar ne lidhje me ate se çfare ndodhi ne kete takim.

Per me teper nisur edhe nga deklaratat e trajnerit Gjoka pas ndeshjes kur thoshte se Skenderbeu nuk mund te luftonte dot ne dy frontet. Pyetja qe tifozet kane shtruar eshte: Pse atehere ne ndeshjen e pare luajtet me formacionin e pare dhe fituat 2-0 kur nuk kishin pretendime ne Kupe?

Ajo çfare ndodhi ne kete takim mbase duhet analizuar edhe nga institucioni i futbollit shqiptar, por ende nuk eshte e qarte nese do te nise ndonje hetim ne lidhje me ngjarjet e konstatuara ne kete sfide.