Ka nisur para disa minutash ne Puke ndeshja miqesore ne mes Vllaznise dhe Teutes, nje perballje kjo qe me se shumti eshte kerkuar nga skuadra durrsake e cila pas nje jave do te luaje perballjen e Europa League ndaj kundershtarit izraelit.

Vllaznia ndonese nuk ishte ende gati per nje miqesore te tille sepse ka vetem pak dite qe ka nisur stervitjen dhe perpos kesaj nuk eshte plotesuar me lojtaret e duhur megjithate Brdariç ka pranuar ta luaje ate.

Por nderkohe, edhe per tifozet shkodrane ka patur shume interes per ta pare Vllaznine ne fushen e lojes dhe per kete arsye, nje numer i vogel i tyre ka udhetuar drejt Pukes per ta ndjekur nga afer kete ndeshje.

Kuptohet qe numri i tyre nuk ka qene aq i madh, megjithate e rendesishme eshte qe tifozet nuk e braktisin kurre Vllaznine, madje me ndryshimet e fundit ne klubit pritet qe numri i tyre te jete shume i madh, por e rendesishme eshte qe te rikthehet normaliteti pas covid-19.