Vllaznia e ka mbyllur ne avantazh pjesen e pare te ndeshjes ndaj Tiranes, me golin e shenuar me 11-metersh nga Herald Marku ne minuten e 28-te.
Ky moment ka sjelle ovacione ne stadium nga ato pak tifoze te pranishem, por nga ana tjeter, atmosfera eshte bere edhe me e bukur nga tifozet e Vllaznise qe po e ndjekin ate jashte.
Nje numer i konsiderueshem tifozesh kane hipur ne ballkonet dhe tarracen e pallateve afer stadiumit dhe ne momentin e golit kane leshuar edhe fishekzjarret.
Nje moment shume interesant por duhet thene se tifozet e Vllaznise kane qene te mrekullueshem ne kete pragndeshje.
Ata e kane mbeshtetur skuadren edhe tek hoteli dhe po ashtu e kane shoqeruar edhe ne rrugetimin e saj nga Barbullushi e deri ne Shkoder.
Shpresat e tyre jane qe fitorja te rregjistrohet ne fund te 90 minutave dhe me siguri qe do te kete serish feste nga ana e tyre.