Finlanda ka arritur të hyjë për herë të parë në histori, duke u kualifikuar në EURO 2020. Ekipi skandinav arriti ta mund me rezultatin 3-0 Lihtenshtajnin dhe kjo fitorë ngriti në këmb të gjithë tifozët, të cilët pushtuan fushën e blertë.

Goli i Tuminen, si dhe dopieta e Pukit, bëri që finlandezët të shkojnë në 18 pikë në vendin e dytë, duke siguruar një biletë në Europianin e 2020-ës.

Norvegjia fitoi 4-0 ndaj Ishujve Faroe, dhe shpreson në ndalesën e Suedisë apo Rumanisë, për të mbajtur gjallë shpresat për një Europian. Ndeshja tjetër mes Armenisë dhe Greqisë, u fitua nga grekët minimalisht 0-1. Gjithsesi, tashmë ndeshja vlen vetëm për statistikë, pasi Finlanda dhe Italia e kanë siguruar kalimin nga ky grup.