Në Francë kërkohet rikthimi i tifozëve në stadiume deri në 15 dhjetor. Klubet e futbollit, volejbollit, regbisë dhe hendbollit u takuan me ministren e Sporteve Roksana Maraçineanu deklaroi se do t’ia paraqesë kërkesën Zhan Kaste.

“Është një kërkesë e bërë nga klubet dhe unë do t’ia dërgoj kryeministrit. Vendimi është në duart e tij.

Unë do të transmetoj këtë mesazh dhe do të negocioj për zgjidhje sa më mirë të mundem”, u shpreh Maraçineanu.

Pavarësisht përkeqësimit të pandemisë së koronavirusit në mbarë botën, në Francë klubet sportive këmbëngulinqë të kthehen gradualisht një pjesë e tifozëve.