Kukësi dhe Partizani kanë ndarë pikët në një barazim 1-1, në sfidën e parë të javës së 17-të.
Një sfidë që u ndez vetëm në minutat e fundit, me Beshirajn që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 79’, ndërsa Mensah vendosi baraspeshën sërish vetëm një minutë më vonë.
Polemikat shpërthyen në minutat shtesë, me Shahinajn që akordoi një penallti për demat në minutën e 98’, gjë që solli dhe irritimin e tifozëve, të cilët hynë në fushë për protesta.
Gjithsesi 11-metërshi u godit në minutën e 101’ nga Murataj, por me topin që u përplas në traversë.
Kështu Partizani merr barazimin e gjashtë radhazi në kampionat, duke vazhduar kështu në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Kukësi ngjitet momentalisht në vendin e 7-ë me 18 pikë.
REZULTATI
KUKËSI 1-1 PARTIZANI
Beshiraj 79′ / Mensah 80′