Aston Vila po kalon një moment të vështirë dhe pas barazimit me Preston, drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Stiven Brus.

Ekipi nga Birmingami, i cili ka fituar Ligën e Kampioneve (1982), u rrëzua nga Premier Liga në vitin 2016. Tre sezone përpëlitje në divizionin e dytë të futbollit anglez, ndërsa ekipi renditet në vendin e 14-të me 15 pikë.

Një episod i rrallë ka ndodhur gjatë ndeshjes me Preston, ku tifozët kanë lëshuar një lakër drejt trajnerit Brus, në shenjë proteste për rezultatet zhgënjyese.

Ky i fundit foli për situatën e ndodhur duke deklaruar: “Janë gjëra që mund të ndodhin në klubin ku jetojmë çdo ditë”. Pak orë më vonë erdhi shkarkimi i trajnerit, ndërkohë që policia angleze ka nisur një hetim, por që mund të mbyllet shpejt pas prezantimit të trajnerit të ri të skuadrës. Tierri Henri është emri më i përfolur për të marrë drejtimin e Aston Vilës./sport-ekspres/

https://twitter.com/Football__Tweet/status/1047443897666994178?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1047443897666994178&ref_url=http%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Ftifozet-i-gjuajne-me-laker-klubi-shkarkon-trajnerin%2F