Ashtu siç nuk munguan tifozet e Universitateas ne Shkoder ne ndeshjen e pare, ashtu nuk do te mungojne edhe tifozet e Vllaznise ne Krajove ne ndeshjen e kthimit. Prej ditesh ata kane nisur organizimin dhe tashme nuk ka mbetur gje tjeter vetem mbyllja e listes dhe nisja e udhetimit.
Permes nje njoftimi ne faqen e tyre zyrtare, “Vllaznit Ultras” kane bere te ditur se vendet jane te limituara dhe rezervimet vazhdojne ende. Po ashtu, edhe çmimi qe duhet per udhetimin me autobus drejt Rumanise eshte shume i favorshem, 55 euro vajtje ardhje.
Te pakten sipas parashikimeve, mendohet qe numri i tifozeve shkodrane te pranishem ne stadiumin e Krajoves te jete diku tek 100 vete sepse perveç atyre me autobuz, do te kete edhe te tjere qe do te udhetojne me makina private.
E rendesisshme eshte qe mbeshtetja e tifozeve te Vllaznise te mos mungoje, me shpresen e madhe qe te kerkojne deri ne fund kualifikimin. Kjo duket paksa e veshtire ne leter, por jo e pamundur dhe me ndihmen e tifozeve mund te behet edhe realitet.
Nje kualifikim ne transferte do ta bente edhe me te kendshme atmosferen edhe per tifozet shkodrane qe do te jene te pranishem ne kete stadium ne mbeshtetje te kuqebluve./SHKODRA-SPORT.COM/