Në Shkodër kanë filluar të “nxehen” tifozët. Afrimi i ndeshjes së shumëpritur me Tiranën, ka vënë në lëvizje grupet e tyre dhe tashmë edhe në rrjetet sociale ka filluar një organizim për ta mbushur stadiumin “Loro Boriçi” të shtunën.
Në fakt, në mes dy tifozërive nuk ka patur histori të mira, sidomos gjatë këtyre viteve të fundit në shtator të vitit 2014, datë në të cilën pati dhunë në mes dy tifozërive në Shkodër.
Ajo u pasua me incidente të tjera edhe në Tiranë më pas, madje edhe në ndeshjet e basketbollit në mes këtyre dy ekipeve.
Tifozët shkodranë janë “të etur” për ta mundur këtë kundërshtar dhe do bëjnë çmos të mbështesin lojtarët kuqeblu në këtë takim të së shtunës.
www.shkodrasport.com