Pavaresisht dominimit ne dy ndeshjet e fundit, Vllaznia nuk ia doli qe te fitonte ndaj Tiranes dhe Teutes duke u mjaftuar me vetem nje pike ne to.
Nje situate e tille ka bere qe skuadra shkodrane te jete ne njefare presioni per rezultate sepse tashme kane mbetur edhe 5 jave deri ne fund dhe nuk ka me kohe per te rikuperuar.
Per kete arsye, asaj i duhet pikesepari qe te fitoje sot ndaj Kukesit ne ndeshjen qe do te luhet ne “Elbasan Arena”. Por Vllaznia duket qe nuk do te jete vetem.
Nje grup tifozesh kuqeblu jane nisur tashme drejt Elbasanit per te qene prane skuadres dhe per ta mbeshtetur ate. Ka qene tifozi i njohur i Vllaznise Nderim Grabolli ai qe e ka mundesuar udhetimin e tyre, ndonese vete tashme nuk eshte i pranishem ngaqe ka udhetuar drejt Anglise.
Tifozet kuqeblu asnjehere nuk e kane braktisur skuadren e tyre gjate ketij sezoni dhe keshtu po ndodh edhe kete here teksa ata do te jene edhe ne Elbasan per ta mbeshtetur Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/