Në Spanjë si Reali i Madridit edhe Barcelona kanë publikuar çmimet e biletave të çerekfinaleve të cilat do të luhen më 9 prill në Montjuïc dhe 16 prill në Bernabéu.
Për duelin me Arsenalin, Reali i Madridit ka thyer rekordin e venodsur vitin e kaluar me çmimet e biletave bileta më e lirë në stadium ka kushtuar 125 euro ndërsa më e shtrenjta arrin deri në 450 euro. Këto shifra kalojnë shumën e këkruar për të njëjtat vende për takimet kundër Sitit dhe Atletikos (115 dhe 325) dhe atë të 445 eurove të kërkuara vitin e kaluar për ndeshjet kundër Sitin dhe Bajernit.
Në “Bernabeu” biletat më të lira do të jenë ato që i kanë shkuar tifozëve miq, të cilëve u takojnë 4000 vende me një biletë prej 60 euro secili. UEFA detyron Realin që të caktojë këto çmime për tifozët udhëtues.
Në “Montjuïc” bileta më e lirë është 159 euro duke mos përmendur biletat që u takojnë vizitorëve nga Gjermania, të cilët kanë blerë një biletë për 60 euro. Bileta më e shrenjtë për takimin Barcelona-Borusia Dortmund kushton 359 euro.