Milani po kalon një nga periudhat më të vështira në histori këtë sezon, teksa në 13 ndeshje kanë grumbulluar vetëm 14 pikë.
Pikërisht ata që e pësojnë më shumë nga kjo situatë janë tifozët, të cilët kishin pritshmëri të mëdha nga skuadra e tyre për këtë sezon. Megjithatë pavarësisht krizës që ekipi po kalon, tifozët nuk e braktisin skuadrën e tyre.
Plot 3500 tifozë do të jenë sot në transfertën e Parmës, për të përkrahur “Djallin”, aty ku kuqezinjtë do të kërkojnë vetëm fitoren.
Tifozët tregojnë edhe njëherë dashurinë e madhe që ata kanë për ekipin e tyre, të cilin e mbështesin si në të mirë, por edhe në të keq.