Masimiliano Alegri është kthyer në një të padëshiruar për tifozerinë e Juventusit që prej vitesh ëndërrojnë Ligën e Kampionëve dhje kur këtë sezon kishin mundësinë më të mirë, ishte Ajaksi ai që i eliminoi duke i mundur në shtëpi. Në përfundim të takimit, para mediave ka dalë trajneri Alegri i cili ka folur për ndeshjen dhe vendimin që ka marrë.
Alegri u shpreh se Ajaksi bëri një ndeshje mjaft të mirë, ndërkohë që shton se dëshira e tij është që të qëndrojë si trajner i Juventusit, dëshirë kjo që ka marrë edhe konfirmimin e presidentit Andrea Anjeli.
“Në pjesën e dytë, Ajaksi meritonte përmbysjen, kurse në pjesën e parë kishte një lojë të mirë edhe pse kishte probleme. Goli ishte i rastësishëm por në pjesën e dytë ne kemi rritur nivelin e lojës sonë, ku bëmë një ndeshje ndryshe megjithatë, ata e merituan fitoren.
E ardhmja? Dje kam folur m,e presidentin dhe i kam treguar vendimin tim. Këtu ka të rinj të cilët duan të luajnë. Në pjesën e parë patëm shumë raste dhe ishim imë. I thashë presidentit që dua të rri”, u shpreh Alegri. Sakaq, vetë Anjeli shtoi se e ka marrë mesazhin nga Alegri duke e konfirmuar në krye të stolit./vipsport/