Mbrojtësi Shkodran Mustafi nuk ka arritur për asnjë moment gjatë aventurës së tij në Londër, të konsolidojë marrëdhënien e tij me fansat e Arsenalit. Kjo edhe prej disa gafave të mbrojtësit me origjinë shqiptare, të cilat nuk janë falur nga ana e tifozerisë.

Kështu, edhe në ndeshjen e fundit të topçinjve, atë për Emirates Cup, në momentin kur Mustafi hyri në fushë si zëvendësues pati kontestime në stadium. E gjithë kjo situatë, po e çon klubin londinez të mendojë për largimin e Mustafit, ndërsa edhe mbrojtësi nuk do të kishte kundërshtime. Së fundmi, për 27-vjeçarin ka pasur interesim nga ana e Monakos.

Arsenali e vlerëson 30 milionë euro kartonin e Mustafit, megjithatë francezët kërkojnë një ulje. Në rast se transferimi i Mustafit te Monako, mbyllet me sukses atëherë topçinjtë do të hidhen në sulm për të firmosur me Daniel Ruganin nga Juventus./vipsport/