Shorteu i hedhur në Moskë ditën e djeshme për kampionatin botëror Rusi 2018 ka sjellë me vete përveç grupeve interesante, edhe shumë debate dhe akuza.
Të shumtë janë tifozët të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shkruar se vendi organizator është favorizuar dukshëm në këtë shorte të hedhur me skuadrat që do të ketë kundër në grupin A.
Rusia do të luajë kundër Uruguait, Arabisë Saudite dhe Egjiptit.
Sipas një komentuesi, bota u bë dëshmitare e stisjes më të madhe të një shorteu në historinë futbollit botëror.
Një tjetër ironizon me paaftësinë shtetit rus të ndërtojë një sistem demokratik dhe të lirë zgjedhor, duke e lidhur hedhjen e shortit për Rusinë më gjendjen aktuale politike në vendin organizator për shkak të autoritarizmit të vendosur nga presidenti Putin.
Një fans tjetër akuzon Vladimir Putinin si njeriun e vetëm që ka ndikuar në favorizimin e shortit për vendin e tij.
Grupi A duket mjaft i lehtë për kombëtaren pritëse, nisur nga niveli i dy shteteve arabe.
Edhe në të kaluarën ka lapsu dyshime për favorizim të vendit organizator në garën për titull kanë qenë të larta.
Rasti më skandaloz mbetet ai i Koresë së Jugut në Botërorin e vitit 2002, i cili u mbajt për herë të parë në Lindjen e Largët.
Aziatikët kaluan në mënyrë qesharake Portugalinë, Italinë dhe Spanjën. Ai mbetet precedenti më I rëndë në historinë e Kampionatit Botëror të Futbollit.