Pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” zhvillohet nje ndeshje mjaft interesante e kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj, ajo ne mes Vllaznise dhe Tiranes, e konsideruar ndryshe si “klasikja” e basketbollit shqiptar.

Ne Shkoder po e presin me interes kete takim, per me teper qe ne prag te nisjes se tij do te zhvillohet edhe nje ceremoni interesante per te nderuar Bledar Gjeçajn me raston e 50 vjetorit te lindjes se tij.

Tifozet shkodrane pritet te jene te shumte ne numer dhe ta mbushin pallatin e sportit dhe per me teper qe besojne edhe tek fitorja e kuqebluve. Nje besim te tille ata e kane shprehur edhe ne sondazhin e publikuar nga “Shkodra Sport” pasditen e djeshme.

Pyetjes se kush mendoni se do ta fitoje kete ndeshje, Vllaznia apo Tirana, 92 per qind e votuesve kane dhene mendimin e tyre per ekipin shkodran si fitues te ketij takimi.

Nga ana tjeter, vetem 8 per qind e votuesve mendojne se ndeshjen e sotme do ta fitoje Tirana. I logjikshem nje vendim i tille megjithate verdikti perfundimtar do te mesohet mbremjen e sotme pas perfundimit te ndeshjes. Ja rezultatet e votimit ne faqen e “Shkodra Sport”: